Kërkohet nga skuadrat e mëdha, Nkunku thyen heshtjen

schedule09:55 - 30 Maj, 2022

schedule 09:55 - 30 Maj, 2022

Ylli i Leipzig, Christopher Nkunku është një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, pasi skuadra të mëdha kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon fantastik me skuadrën gjermane ku në 51 ndeshje zyrtare ka shënuar 35 gola ndërsa ka asistuar në 20 të tjerë.

Falë formës fantastike për francezin kanë shfaqur interesim Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Inter, Milan, Barcelona, Real Madrid, PSG e Bayern Munich.

Por ka qenë vet sulmuesi francez që më në fund ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen e tij.

24-vjeçari ka treguar se PSG është skuadra e tij e zemrës dhe nuk ia mbyll dyert vetës për një rikthim në “Parc de Princes”.

“Parisi është shtëpia ime, klubi im i preferuar. Unë nuk e mbyll asnjë derë. Gjithçka është e mundur në futboll. Është ndjenjë e bukur që klubet më të mëdha në botë interesohen për mua. Por është gjithashtu e mrekullueshme të shohësh se Leipzig po bën gjithçka për të më mbajtur mua”, ka thënë Nkunku. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!