Monza në Serie A për herë të parë në histori, Berlusconi në delir: Tani titull dhe Champions

schedule09:21 - 30 Maj, 2022

schedule 09:21 - 30 Maj, 2022

Ekipi i Monzës për herë të parë në historinë e saj 110 vjeçare ka arritur të kalifikohet në elitën e futbollit italian, Serie A.

Asgjë nuk erdhi rastësisht, pasi ekipi prej pak vitesh është nën drejtimi e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, dy nga personat më të rëndësishëm që ishin në drejtimin e Milanit në periudhën më të artë të tij.

Presidenti, Silvio Berlusconi pas kësaj arritje është në delir, pas ndeshjes dramatike me Pisan, ku siguruan edhe kualifikimin ai u shprej se objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serie A dhe grupet e Champions League.

Një natë magjike. Arritëm diçka historike për këtë skuadër që në 110 vite nuk ishte ngjitur kurrë në Serinë A, por unë jam nga ata persona që kur i futem diçkaje dua të marr gjithçka.

Prandaj, objektivi i ardhshëm i Monzës është titulli në Serinë A, grupet e Championsit dhe fitorja në Europë”, tha presidenti Berlusconi./abcnews.al