A e dini se ky frut ju bën të flini më shumë?

schedule08:24 - 30 Maj, 2022

schedule 08:24 - 30 Maj, 2022

Një nga problemet me të cilat përballen shpesh njerëzit është pagjumësia dhe madje në një masë të tillë që ua prish jetën e përditshme.

Konkretisht, një në katër të rritur vuan nga pagjumësia, ndërsa një në pesë nuk mund të flejë më shumë se 5 orë çdo natë. Sipas ekspertëve kur nuk mund të flemë, kjo është për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës e cila shkakton qetësi dhe na bën të përgjumur.

Megjithatë, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Roçesterit, në Nju Jork, ekzistojnë ushqime të ndryshme dhe konkretisht një frut që mund të ndihmojë në luftimin e pagjumësisë. Gjatë studimit, studiuesit u dhanë vullnetarëve ose një gotë lëng qershie pa sheqer të shtuar ose lëngje të tjera.

Përfundimisht ata zbuluan se lëngu i qershisë rriti, mesatarisht, kohëzgjatjen e gjumit me 17 minuta, ndërsa vullnetarë të tjerë flinin disa orë më shumë. Efekti i dobishëm i lëngut të qershisë është ndoshta për shkak të përmbajtjes së lartë të melatoninës, gjegjësisht hormonit që rregullon ciklin gjumë-zgjim te njerëzit dhe gjitarët e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!