Shkenca ka vendosur, meshkujt priren të bien në dashuri me këto 2 karakteristika femërore

schedule07:34 - 30 Maj, 2022

schedule 07:34 - 30 Maj, 2022

Kërkimet e reja shkencore sjellin lart e poshtë në kapitullin “dashuria” justifikimin e meshkujve dhe futjen e femrave në mendime.

Sepse aty ku meshkujt konsideroheshin krijesa që i kushtojnë vëmendje të veçantë pamjes, studiuesit nga Universiteti i Wroclaw në Poloni, erdhën për të përmbysur atë që ne besuam.

Një studim i publikuar në Frontiers in Psychology, dëshiron që meshkujt të tërhiqen si një magnet nga dy karakteristika shumë specifike femërore që nuk kanë të bëjnë fare me pamjen apo karakterin. E megjithatë, është e mundur!

Sipas shkencëtarëve, meshkujt, shumë më tepër se femrat priren të bien në dashuri duke marrë parasysh zërin dhe erën e tjetrit. Nëse u pëlqen, domethënë dashuria duket e pashmangshme.

Nga njëra anë, nga zëri ata mund të kuptojnë shumë për personalitetin dhe gjendjen emocionale të personit që kanë ndaj tyre, ndërsa për sa i përket nuhatjes, është një element që ndihmon për të marrë përshtypjen e parë dhe për të kuptuar se si përshtatemi me tjetri.

” Në vitet e fundit, shumica e kërkimeve janë fokusuar në tërheqjen e imazhit, për shembull të fytyrës ose trupit. Megjithatë, literatura ka shënuar rolin e rëndësishëm të shqisave të tjera, gjë që nuk duhet anashkaluar”, thotë drejtuesja e këtij studimi, Agata Groyecka.

Këtu është diçka që nuk e kishim llogaritur./abcnews.al