Kapiteni shumëvjeçar i Real Madrid, Sergio Ramos, është lojtari i PSG-së për pothuajse një vit, por dashuria e tij për “Los Blancos” nuk është zbehur kurrë.
I intervistuar nga “Movistar”, pak orë para fillimit të finales së Champions League mes Liverpoolit dhe Realit, ish-kapiteni i “merengues” nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për skuadrën e Carlo Ancelottit.
“Real Madrid është familja ime, shpresoj të fitojë kupën e 14-të. Nëse fitojnë, do të kthehem në Madrid të festoj bashkë me ta”, është shprehur Ramos./ h.ll/abcnews.al