Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy të mitur dyshohet se janë mbytur në liqenin e Prushit. Në një njoftim paraprak policia bën të ditur se fëmijët janë të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Sakaq, gazetarja Xhensila Kodra raporton se kanë qenë një grup fëmijësh duke u larë në liqen. Katër prej tyre kanë dalë dhe dy të tjerë jo.
Në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni. Gjithashtu priten edhe prindërit për të marrë të dhënat nga grupi hetimor. /abcnews.al