Aurela Gaçe ka reaguar ndaj lajmeve që qarkulluan gjatë orëve të fundit për të. Këngëtarja shprehet se është tmerruar nga ajo që është shkruar se do të heqë dorë nga muzika, ku në fakt, theksoi se do të pushojë për pak derisa të rikuperojë shëndetin me kordat vokale.
Këngëtarja ka publikuar një video në Instagram, ku vë duart në kokë. “Sot në mëngjes jam zgjuar me disa lajme të tmerrshme jo heq dorë nga muzika, jo lajm i keq për muzikën, jo desh vdiqa, jo po vdes. Edhe 20 vjet të tjera këtu më keni. Ishte thjesht një ngjirje”, shprehet këngëtarja.
Ajo zbulon gjithashtu se pritet të publikojë shumë shpejt këngën e re. “Drejtuar gjithë portaleve. Faleminderit ?. Jo nesêr, por pasnesër del kënga e re, nga albumi i ri . E di që lajmet mbi shëndetin thithin klikime, por mos më më vdisni para kohe?, amani e“, shkruan Aurela.
/abcnews.al