“Përvetëson pronat e shqiptarëve”, Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sadushit të tij

schedule12:10 - 27 Maj, 2022

schedule 12:10 - 27 Maj, 2022

Sali Berisha në konferencën me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të tërhequr dosjet e gjykatës së Lartë dhe u shpreh se kryeministri Rama ka kapur edhe Gjykatën e Lartë. Ai akuzoi Ramën se ka kapur Gjykatën përmes Sokol Sadushit dhe përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të Gjykatave.

Berisha: Ai dëshmon çdo ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë, apo sado Gjykatën e ka kapur përmes Sadushit të tij. për sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve. Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të Gjykatave dhe ushtarëve të tij në administratë. Në mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të plotë të rasteve, por dhe dëmit që mund t’i shkaktohet shtetit në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të saj të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështjet me natyrë administrative apo civile. Qeveria po koordinohet me sado Gjykatën e Lartë për të krijuar individë apo persona juridikë të caktuar. Prapa këtij vendimi qëndrojë lobet, klane mafioze të tokave dhe territoreve, të kontrabandës e me radhë. Vlerësimi për rreth 3800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte, ka 13 gjykatës, pavarësisht stokut të dosjeve që janë krijuar. Maxhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë. Por pse e lë Gjykatën me gjysmë gjykatësish? Sepse do gjykatës të klonuar all-sadush.

Në fjalën e tij, Berisha shtoi se nuk mund të ketë degradim të tillë të drejtësisë në këtë shkallë, ashtu siç ndodh me këtë vendim. Sipas tij, përmes kësaj praktike, Gjykata e Lartë po cenon rëndë procesin e rregullt ligjor duke shkelur parimin e sigurisë juridike.

Berisha: Ky është parim themelor i shtetit ligjit. Të gjitha vendimet pa siguri juridike janë vendime në letër. Ky plan i qartë është përgatitur nga Sadushi në bashkëpunim me Agaçion për të shkelur me këmbë të drejtat e qytetarëve të cilët zvarriten prej vitesh për çështje që i ka ardhur koha të dëgjohen.

Berisha akuzoi qeverinë e Ramës se ka tërhequr rekurset për çështje të ndryshme të klientëve të saj, vendim i cili rëndon në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Berisha: Qeveria e Edi Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështje të ndryshme të klientëve të saj e cila shkon miliarda euro në kurriz të pasurive publike dhe taksa paguesve shqiptarë. Është një akt i pashembullt, është një hap tjetër madhor në drejtim të thellimit në progresion gjeometrik në vjedhjes dhe korrupsionit në këtë vend.

Berisha i bëri thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë publikisht çdo rast abuziv me këtë vendim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!