Gjatë gjithë jetës ëndërronte që të bëhej një qen dhe më në fund ky japonez ia ka dalë duke shpenzuar 20 000 dollarë për t’u dukur si i tillë. Burri, i cili quhet Toko-san, porositi një agjenci për të ndërtuar një kostum Collie me porosi, të cilit iu deshën 40 ditë.
Pasi e veshi, ai postoi foto me uniformë, ku shprehej: “E bëra për Collie-n sepse më duket reale kur e vesh. Mendova se një kafshë e madhe afër madhësisë sime do të ishte e mirë, duke pasur parasysh se do të ishte një model realist kur vendosa të bëhesha qen”
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta. Shumë njerëz e vlerësuan veshjen që dukej si e vërtetë, për të tjerë ishte e çuditshme, ndërsa për të tjerë e panatyrshme. Njëri prej ndjekësve i shkroi: “Pavarësisht sa para shpenzoni, nuk do të bëheni një qen i vërtetë”. /abcnews.al