Po ecte i armatosur afër shkollës në Kanada, policia qëllon dhe vret 20-vjeçarin pas masakrës në Teksas

schedule09:08 - 27 Maj, 2022

schedule 09:08 - 27 Maj, 2022

Një person i cili po ecte i armatosur pranë një shkolle në Toronto, Kanada është vrarë nga policia.

I riu, sipas llogarisë së policisë në Twitter, ishte rreth 20 vjeç, i veshur me një kapele të bardhë dhe një pallto të gjatë.

Dy ditë pas masakrës në Robb Elementary në Uvalde, Teksas, prania e një personi të armatosur krijoi panik dhe të gjitha shkollat ​​në zonë u mbyllën derisa policia ndërhyri, tha kreu i organeve të rendit, James Ramer, pa dhënë asnjë detaj tjetër.

Një zëdhënës i Njësisë së Hetimit Special të Policisë së Torontos shpjegoi se dy oficerë policie qëlluan personin e armatosur dhe e vranë atë.

Shefi i policisë James Ramer nuk dha detaje të tjera pasi hetimi është në vazhdim, sipas ANSA-s.

“Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë publike,” siguroi ai. 

“Për shkak të afërsisë me një shkollë, e kuptoj se sa traumatike duhet të ketë qenë kjo për stafin, studentët dhe prindërit duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai./abcnews.al/