Mësuesja doli para plumbave për të mbrojtur nxënësit, bashkëshorti vdes dy ditë më pas

schedule23:38 - 26 Maj, 2022

schedule 23:38 - 26 Maj, 2022

Bashkëshorti i një prej mësueseve që u vranë në sulmin me armë në Teksas ka humbur jetën si pasojë e një ataku në zemër.

Irma Garcia, 46-vjeçe, ishte një nga dy mësueset që mbetën të vrara pasi një adoleshent hapi zjarr të martën në Uvalde, Tekas. Të enjten, bashkëshorti, Joe si duket nuk e përballoi dot më dhimbjen dhe ndërroi jetë.

Nipi i çiftit shkroi në Twitter se ai kishte vdekur nga ‘pikëllimi’.

“Ju lutemi lutuni për familjen tonë. Zoti na mëshiroftë”, – shkroi ai.

Ata ishin të martuar prej 24 vitesh dhe kishin katër fëmijë. Të mbijetuarit nga të shtënat kanë treguar se si Irma dhe kolegja e saj mësuese Eva Mireles, 44 vjeç, vdiqën duke mbrojtur nxënësit nga plumbat.

“Ajo ndërroi jetë me fëmijët në krahë duke u përpjekur t’i mbronte”,- shkroi në Twitter një tjetër familjar.