Saliou Guindo është fituesi i “Këpucës së Artë” në Kategorinë Superiore, me 19 gola të shënuar. Sulmuesi bëhet lojtari i tretë në historinë e Laçit që e arrin diçka të tillë.
Për herë të parë në vitin 1996 e kishte fituar Altin Çuko me 21 gola, 5 me Tomorin dhe 16 me kurbinasit në pjesën e dytë të sezonit.
Më pas “Këpucën e Artë” me fanellën bardhezi e fitoi amerikani Kyrian Nwabueze, me 24 rrjeta të tundura.
Guidno ka mposhtur Taulant Seferin e Tiranës, që doli kampione. Edhe ai ka shënuar 19 gola, por lojtari nga Mali numëron më pak minuta loje dhe me rregullore i takon atij “Këpuca e Artë”. / abcnews.al