Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey, akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre burrave në Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Prokurorial i Britanisë, ku thotw se 62-vjeçari u akuzua pasi janë shqyrtuar provat pas disa ankesave që datojnë mes viteve 2005-2013.
Tri prej këtyre ankesave kanë të bëjmë me abuzim seksual që pretendohet se kanë ndodhur në Londër dhe në Gloucestershire.
“Ai është akuzuar gjithashtu për nxitjen ndaj një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqim. Akuzat pasojnë një shqyrtim të provave të mbledhura nga Policia në hetimin e saj”, ka thënë Rosemary Ainslie, kryetare e Divizionit Special të Krimit në këtë shërbim prokurorial.
Akuzuesi i parë pretendon se ai u ngacmua seksualisht nga Spacey dy herë në Londër në mars të vitit 2005. Një tjetër akuzues tha se Spacey e ngacmoi atë në gusht të vitit 2008. Mdërsa ankuesi i tretë thotw se e ngacmoi seksualisht atë në prill të vitit 2013./abcnews.al