Grup-Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore i gatshëm për t’u dislokuar në çdo kohë, Peleshi: Në shtator çertifikohet nga NATO
Grup-batalioni i Këmbësorisë së Lehtë testoi kapacitetet dislokuese si dhe zhvilloi qitje me armë personale dhe kolektive në stërvitjen 72-orëshe “Biza-22″.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi postoi një video nga stërvitjet e këtij grup-batalioni, ndërsa u shpreh se kjo është “provë shumë e mirë e trupave të b2k që në muajin shtator pritet të çertifikohen nga NATO si strukturë e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo”.
Dislokimi apo transportimi i trupave të një batalioni ushtarak dhe mjeteve të saj nga një pikë në një pikë tjetër është thelbësore për një ushtri të NATO-s. /abcnews.al