11 viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta material si pasojë e tërmetit që goditi të hënën Filipinen. Mëngjesin e të martës janë regjistruar lëkundje të reja të forta por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale
Një lëkundje e re e fortë me magnitudë 6.3, ka goditur Filipinen, pas asaj që shkaktoi të paktën 11 viktima. Tërmeti u regjistrua në qendër të vendit, 13 kilometra në lindje të Tutubigan, me një thellësi prej 70.2 kilometrash. Të dhënat janë konfirmuar nga institute gjeofizik amerikan. Por fatmirësisht lëkundjet e reja nuk kanë shkaktuar viktima të tjera apo dëme. Tërmeti që goditi të hënën veriun e vendit kishte një magnitudë 6.1.
Ekipet e shpëtimit, gjetën trupa të pajetë në gërmadhat e një supermarket si dhe në një fshat verior. Një person u nxor i gjallë nga rrënojat sipas deklaratave për shtyp të autoriteteve vendore.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi ndërmjet 10 – 20 kilometrash./abcnews.al