Ardhja e tifozëve të Romës dhe Feyenord në Tiranë për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës në finalen e Conference League ka bërë që të gjitha çmimet të rriten.
Burime për Abc brenda stadiumit bëjnë me dije se produktet që po shiten për tifozët e pranishëm në “Air Albania Stadium” janë me çmime mjaft të larta.
Sipas burimit një gotë birrë 50 cl kushton 600 lekë të reja, ndërsa një hot-dog 700 lekë të reja, dhe një gotë ujë 250 lekë.
Ajo që vihet re është se këto çmime nuk janë parë kurrë më parë që nga ndeshja e hapjes me Francën, kur në fushë zbrisnin ku e zinjtë.
Por mbi të gjitha këto produkte që do u shiten 18 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, nuk shoqërohen me kupon tatimor.
/Abcnews.al/