Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka folur në prag të finales së Champions League kundër Real Madrid. Gjermani vlerëson maksimalisht rivalin e tij, italianin Carlo Ancelotti.
“Champions League mund ta transferojë sezonin nga të mrekullueshëm në fantastik. Nuk e di kurrë nëse do t’ia dalësh, mundësitë janë të vogla dhe duhet t’i shfrytëzosh në maksimum.
Është finalja e tretë në pesë vite dhe është vërtetë speciale. Jemi në gjendje optimale, jemi mirë dhe askush nuk ndjen dhimbje për atë që ka ndodhur të dielën.
Në futboll është kështu, ka gjithmonë një tjetër mundësi. Do të jetë një sfidë e madhe, bota do të jetë e kuqe ose e bardhë. Ndeshen dy klube historike, të fortë dhe të rëndësishëm edhe në të tashmen”.
“Ancelotti? Anglishtja ime nuk është e mjaftueshme për të shpjeguar atë që mendoj për të. Ajo që ka bërë tregon se është një model, një shembull dhe një nga njerëzit më të mirë që mund të takosh në futboll. Nuk mund ta respektoj dot më shumë. Ai nuk do të ndalet kurrë së fituari, por kjo nuk do të thotë asgjë për këtë finale”. / abcnews.al