Goditi tifozin pas ndeshjes, FA merr vendimin për trajnerin Patrick Viera

schedule16:35 - 25 Maj, 2022

schedule 16:35 - 25 Maj, 2022

Patrick Viera nuk është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit, pas gjestit të bërë në fund të ndeshjes kundër Everton.

Trajneri i Crystal Palace u provokua nga një prej tifozëve të skuadrës vendase në fund të takimit, kur fusha u pushtua nga tifozët.

FA nisi hetimin për ngjarjen, por sot ka vendosur që të mos e dënojë francezin që ka shkëlqyer si futbollist me fanellën e Arsenal në Premier League. / abcnews.al