“Big Brother VIP” ka kohë që ka mbaruar, po duket se debatet mes ish-banorëve vazhdojnë ende. Pak ditë më parë, Semi Jaupaj tregoi se kënga “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin dhe bëmat e tij në shtëpinë e famshme, duke iu referuar lidhjes me Beatrix Ramosajn.
Së fundmi, ka reaguar kjo e fundit, e cila e ka thumbuar publikisht Semin, teksa i ka kthyer përgjigje një ndjekësje të saj.
“O bëma (referuar deklaratës së Semit) jo vetëm që shkëlqimi yt ju djeg sytë por veç emri yt mjafton që t’i kapë paniku”, i ka komentuar ndjekësja.
“Hahahahah dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”, i është përgjigjur këngëtarja./abcnews.al