Sanchez: Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në qershor

schedule11:04 - 24 Maj, 2022

schedule 11:04 - 24 Maj, 2022

Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Spanjë nga 28 deri më 30 qershor.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në Forumin Ekonomik Botëror, shkruan la repubblica.

“Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në aleancë është thelbësore për stabilitetin e Europës, shtoi Sanchez duke siguruar se në samit “ne do të demonstrojmë edhe një herë unitetin e aleatëve”.

“Një nga gabimet më të mëdha të Putinit, sipas kreut të qeverisë spanjolle është se ai nënvlerësoi reagimet e BE-së dhe NATO-s” ndaj agresionit kundër Ukrainës.

/abcnews.al