Është zhvilluar këtë të martë Konferenca e Kombëtare e nga KQZ dhe OSBE. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj shprehu dhe qëndrimin e opozitës në lidhje me votën e emigrantëve. Deputeti demokrat ngriti pikëpyetje për sa i përket sigurisë së votës në vend dhe tha se garancia e votës së diasporës është e brishtë.
Qëndrimi i opozitës është i prerë, opozita duhet të votojë. Për më tepër, standardi i sigurisë së mbrojtjes së votës për diasporën duhet të jetë njësoj siç është për shqiptarët brenda vendit.
Alibeaj: Ne për një arsye të thjeshtë, vota në këtë vend vidhet, shantazhohet, manipulohet, patronazhistët janë gjithmonë në sulm, shteti me ngarkesë të plotë për të shkatërruar të drejtën themelore të shqiptarëve. E kjo ndodh brenda vendit, mendo për ata që janë jashtë vendit se sa e brishtë është garancia që mund tu ofrohet atyre. Nëse do duhet të bëjmë disa ndryshime për votën e emigrantëve duhet ta shohim realitetin në sy. Sa më herët të shohim ndryshimet eventuale, palët janë larg kalkulimeve politike. Konstatimi i dytë, është i vërtetë fakti që një shumicë dërmuese shqiptarësh nuk ndodhen në vend, janë larguar. Kanë ikur, me gjithë mungesën e shpresës, kanë ikur edhe duke u zbrazur nga një e drejtë që Kushtetuta i garanton, të votojnë. Vendin e kanë lënë jo me dëshirë por të detyruar. Konstatimi i tretë është që Kushtetuta i garanton të drejtën e votës qytetarëve.
Lexo edhe: “Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte”, Kim: Koha që të votojë diaspora
Alibeaj prezantoi në konferencë 3 propozimet e PD-së lidhur me votën e Diasporës.
Alibeaj: Qëndrimi ynë është i thjeshtë, diaspora duhet të votojë dhe diaspora të ketë përfaqësuesit e saj në Parlament.Diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme.
Votë për 500 mijë emigrantë që kanë ikur nga vendi këto 8 vjet
Standardi i garancisë së mbrojtjes së votës siç është për shqiptarët brenda vendit do duhet të jetë i njëjtë edhe me garancitë e votës së diasporës. Ky element do të çlironte çfarëdolloj frike që mund të ketë politika në këtë vend, që me votën e diasporës mos kishte lojëra politike./abcnews.al/