234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë me Rusinë, sipas la repubblica.
Kjo është bërë e ditur nga Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv.
Forcat ruse kanë bombarduar 1,848 institucione arsimore, 173 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. Gjithashtu ushtria ruse u ka marrë jetën të paktën 4,600 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti.
/abcnews.al