Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi. Babai ka abuzuar me vajzën e tij 10-vjeçare për të paktën 6 muaj. Nëna e mësoi ngjarjen nga djali i saj i mitur.
Ditën e djeshme ka mbërritur sërish në sallën e gjyqit çështja e sjelljes së pahijshme të babait me vajzën e tij 10-vjeçare në Volos, shkruan Protothema.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nëna e cila kishte bërë padinë dëshmoi pas rrëfimit të djalit të saj të mitur se kishte parë të atin duke dhunuar motrën e tij.
Burri ka abuzuar me fëmijën për të paktën gjashtë muaj para se të vihej re dhe pasi Prokuroria u njoftua për ngjarjen, urdhëroi një ekzaminim urgjent paraprak për të verifikuar vlefshmërinë e ankesave.
Sipas aktakuzës, më 25 dhe 26 gusht 2018, babai i vajzës e ka detyruar atë të heqë rrobat në dhomën e gjumit dhe në banjë dhe është fërkuar me të./abcnews.al./