Pothuajse të gjitha shtëpitë kanë vezë të cilat i ruajnë në frigorifer.
Shumica i ruajnë vezët në derën e frigoriferit. Përveç kësaj, ka raste të veçanta që janë të destinuara për ruajtjen e tyre. Megjithatë, ky zakon nuk duket të jetë më i miri.
Sipas ekspertëve të konservimit të ushqimeve, ndryshimet e temperaturës, nga hapja dhe mbyllja e frigoriferit, sjellin si pasojë prishjen më të shpejtë të vezëve. Për këtë arsye, ato duhet të ruhen në pjesën më të ftohtë.
Në mënyrë ideale mund t’i vendosni në një tas dhe t’i vendosni në pjesën e pasme të frigoriferit ku është më i ftohtë./abcnews.al