Rep-artistja e njohur, Tayna, është shumë e kërkuar në koncerte. Së fundmi, ajo ka performuar në Zvicër për një numër të madh shqiptarësh që jetojnë atje.
Mirëpo, gjatë qendrimit në Gjenevë, Tayna ka shijuar edhe kohën në qytet. Ajo është fotografuar në një shoqërinë e një djali, i cili për publikun ishte i panjohur. Rep-artistja është parë shumë pranë tij, teksa shijonte një pasdite në një restorant.
Nuk dihet nëse djaloshi që e shoqëron është pjesëtar e ekipit të saj shoqërues në koncerte, apo dikush i afërt i Taynës.
Kujtojmë që artistja është shumë diskrete për jetën e saj private. Ajo nuk ka folur kurrë për lidhjet e saj të dashurisë./abcnews.al
/abcnews.al