Rregulli që duhet të lajmë çarçafët çdo javë (edhe më shpesh në verë) është i njohur, sidomos nëse jemi të prirur ndaj alergjive. Për ata që nuk kanë lëkurë të ndjeshme, një detergjent pa aromë është mënyra më e mirë për të shmangur acarimet që mund të shkaktohen nga sapunët dhe aromat e ashpra.
Por nëse vazhdoni të përjetoni shqetësime të herëpashershme, mund të ketë diçka që ju ka shpëtuar. A i lani rrobat tuaja të reja para se t’i vishni? Siç shpjegon dermatologia Azadeh Shirazi, rrobat e reja mund të përmbajnë disa substanca potencialisht irrituese.
Rrobat mund të përmbajnë ngjyra sintetike apo edhe konservues për t’i mbajtur rrobat pa rrudha dhe prandaj duhet t’i lajmë rrobat para se t’i veshim. “Nëse përmbajnë alergjenë që sensibilizojnë lëkurën, këto kimikate do të përhapen në lëkurë dhe mund të çojnë në atë që quhet dermatit kontakti”, tha ajo.
Dermatiti i kontaktit është një patologji e lëkurës e cila shfaq skuqje si dhe kruarje të forta. Skuqja nuk është ngjitëse dhe shqetësuese për jetën por mund të jetë e pakëndshme. Kur bëhet fjalë për trajtimin e dermatitit, në përgjithësi është më mirë të vizitoni një dermatolog pasi ka shumë lloje të ndryshme reagimesh. /abcnews.al