Angel Di Maria është një nga prioritet e Juventusit gjatë merkatës së verës, teksa duket se mes palëve bisedimet janë në rrugën e duhur.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se argjentinasi, i cili largohet me parametra zero nga PSG, kërkon 9 milionë euro në sezon për një kontratë 1-vjeçare.
Juventusi po mendon ta bindë me një marrëveshje tjetër 34-vjeçarin. Bardhezinjtë duan të nënshkruajë për dy sezone, me 7.5 milionë euro pagë në vit.
Klubi nga Torino përfiton nga Dekreti i Rritjes ulje të taksave, ndaj edhe është gati t’ia japë këtë pagë sulmuesit anësor. /f.a/abcnews.al