Nga jashtë sallës së Kuvendit, deputeti i Ferdinand Xhaferaj ka komentuar zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD.
Sipas Xhaferajt Berisha u “kthye nga pension politik për të nxjerrë në pension politik opozitën”.
“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës. Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën”, u shpreh Xhaferaj.
/abcnews.al