Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rrezikon të njëjtin fat si Mariupol”, Guvernatori i Severodonestsk: Rusët po përdorin strategjinë e “tokës së djegur”

schedule09:30 - 23 Maj, 2022

schedule 09:30 - 23 Maj, 2022

Forcat ruse kanë fokusuar përpjekjet në qytetin Severodonetsk në rajonin lindor të Donbasit, duke përdorur taktikat e tokës së djegur, me qëllim shkatërrimin  e qytetit, sipas guvernatorit të rajonit, Serhiy Haidai, shkruan BBC.

Gaiday tha se Moska po mobilizonte forcat që u tërhoqën nga rajoni i Kharkiv-it, të tjerë të përfshirë në rrethimin e Mariupolit, milicitë separatiste pro-ruse, madje edhe trupat e sapomobilizuara nga Siberia për t’u përqendruar në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Ka pasur raporte për një bombardime në një shkolle, ku njerëzit ishin strehuar. BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë. Gaiday paralajmëroi se forcat ruse kishin shkatërruar çdo gjë përveç një ure, mbi lumin Siversky Donets dhe Severedonets.

Avokatja e popullit ukrainas për të drejtat e njeriut, Lyudmila Denisova, tha se qyteti rrezikon të pësojë të njëjtin fat si Mariupol.

Severodonetsk është në rajonin e Luhanskut dhe ka një popullsi prej rreth 100,000 njerëz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!