U tha se është e lidhur me Flori Mumajesin, moderatorja: Nëse martohem, burrin do e marr në shtëpi

schedule16:30 - 22 Maj, 2022

schedule 16:30 - 22 Maj, 2022

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka folur së fundmi për martesën. Ajo ka deklaruar se nuk është person që i pëlqen të bëjë plane. Liberta u shpreh se është shumë e lidhur me familjen dhe madje nëse do të martohet, do “ta marrë burrin te shtëpia.”

“E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës. Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë. Familja nuk më ngacmojnë sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin do ta marr te shtëpia”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Liberta u përfol kohët e fundit se është në një lidhje dashurie me këngëtarin, Flori Mumajesi. Mirëpo, moderatorja reagoi duke hedhur poshtë zërat dhe theksoi se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e pastër./abcnews.al