Skënderbeu njeh vetëm largime, mbrojtësi e njofton nga “Instagram”-i

schedule11:43 - 22 Maj, 2022

schedule 11:43 - 22 Maj, 2022

Leard Sadriu do të largohet nga Skënderbeu. Qendërmbrojtësi e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale, teksa shkruan: “Ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit Korça”.

Sadriut i përfundon huazimi te korçarët dhe duhet të rikthehet te Shkëndija e Tetovës, me të cilën është nën kontratë.

Mbrojtësi, pjesë edhe e Kosovës U21, u bë pjesë e Skënderbeut në janar të vitit 2021 dhe luajti 50 ndeshje në Superiore dhe vetëm dy herë e nisi nga stoli. / abcnews.al