Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se nëse opozita bojkoton 3 raundet për zgjedhjen e Presidentit atëherë maxhoranca në votimin e katërt do ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit.
Nga Fieri ku pa nga afër procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PS, kreu i Grupit Parlamentar të PS u shpreh se nuk e kupton pse PD u tërhoq nga marrëveshja e arritur në konferencën e kryetarëve ndërsa shtoi se orët në vijim duhen përdorur me përgjegjësi në mënyrë që të mos digjet pa kandidatë edhe raundi i dytë.
Lexo edhe: Prishja e “paktit për Presidentin”, grupi i PD i përgjigjet Ballës: Doni një emër që ta keni në xhep
“Apeli im edhe sot këtu nga selia e Ps të Fierit është që për çdo djalë vajzë që të bëhet pjesë e kësaj gare. Në 61 bashki në synojmë të zgjedhin 61 burra dhe gra që synojnë të marrin bashkëdrejtimin e selisë. Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Për t’i kërkuar PS e grupit të saj mendimin për kandidaturat e tyre. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Orët në vijim në mbyllje të këtij afati mendoj se duhen përdorur me përgjegjësi. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Sikurse e kam thënë ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e republikës”, tha ai.
Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes maxhorancës dhe opozitës janë ndërprerë, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se PS ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus. I njëjti pretendim vjen dhe nga ana e PS. Ndërkaq Kuvendi nesër do të zhvillojë seancën plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
/abcnews.al