Një nga futbollistët më të kërkuar në merkatën e verës është edhe Christopher Nkunku, i cili është në radarët e disa skuadrave të mëdha.
Sulmuesi francez po bën një sezon fantastik me skuadrën e Leipzig, teksa në 51 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 34 gol, ndërsa ka asistuar në 20 të tjerë.
Kjo ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, PSG, Chelsea, Manchester United, Milan, Inter, Arsenal, Manchester City e Bayern Munich të shprehin interesim për transferimin e tij.
Por së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se Bayern Munich është favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin.
Trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann e pëlqen shumë francezin dhe ka kërkuar ribashkimin me të tani në Allianz Arena.
Duke parë se Robert Lewandowski është drejt largimit nga Munichu, bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për transferimin e Nkunkus.
Dëshira e lojtarit është të luaj në një klub të madh dhe të luftojë për trofe dhe largimi i tij këtë verë nga RB Leipzig është mëse i mundur, por vazhdon të mbetet pikëpyetje skuadra se ku do ta vazhdojë karrierën francezi. /f.a/abcnews.al