Besi tregon se çfarë i ndodhi Xhensilës në një dasmë në Ulqin

schedule20:09 - 20 Prill, 2019

schedule 20:09 - 20 Prill, 2019

I ftuar në “Thumb” Bes Kallaku ka tregua një moment ku Xhensila ishte bërë për “ujë të ftohtë” në një dasmë, ku martohej vajza e shokut të tij. Aktori i humorit u shpreh se Xhensila ka shumë frikë nga armët dhe ai e kishte lënë për një moment vetëm në tavolinë, pasi në dasmë do dilte të këndonte për ti bërë surprizë. Por pranë tavolinës ku kishte qenë e ulu Xhensila një person kishte qëlluar me armë.

Ajo kishte vrapuar për të gjetur Besin nga ana tjetër, ndërsa edhe vetë ky me të zotin e shtëpisë kishte qenë dukë mbushur kallashin për të qëlluar. Xhensila ishte tmerrua nga situata dhe i kishte kërkuar Besit që të iknin nga dasma.

“Ajo periudha e pas shtatzënisë ishte ai 40 ditëshi që zgjat dy muaj. Eja ikim i thash dalim që të qetësohesh edhe ti. Ishte shumë e ngurtë dhe gjithë kohës pas Ajkës. Një shoku im martonte vajzën në Ulqin dhe i thash eja dalim. Dhe e marr shkojmë në dasmë. Unë do të këndoja skifterja e zëmrës në momentin kur do futej çifti. Dhe ishte një dasmë me 700 veta. Unë nuk hyra dhe Xhenin e lash tek tavolina ku ishin miqtë e mi. Behte gati me dalë çifti, por Xhensila i ka tmerr armët. Por sapo Xhensila po ç’konpleksohej, ja jep njëri me armë, ndalon ky fillon tjetri. Dhe vjen tek unë me më gjet mua. Por unë me të zotin e shtëpisë po mbushnim kallashin. Dhe thirrte Besiiii dhe i thoshte ndal se janë fishekë manovër, edhe Xheni ngaqë ishte e terrorizuar më tha “Janë malokë. Ikim se janë malokë”. Nga ajo ditë jo vetëm që nuk u ç’kompleksua por nga gurë u bë shkëmb”./abcnews.al