Alexander është një nga 13 personat e përfshirë në listën e fundit të sanksioneve të shpallura nga Kanadaja të premten, duke përfshirë oligarkët me lidhje me regjimin e presidentit rus dhe familjen e tyre, sipas The Guardian.
Alexander , një ish-agjent i KGB-së, është pronar i gazetave Evening Standard dhe Independent. Ai gjithashtu financon Novaya Gazeta, gazetën kryesore opozitare ruse.
Paketa e re e anksioneve, që përfshin asete me vlerë 75.7 milionë dollarë ose gati 47 milionë funte dhe gjithashtu ndalimin e disa mallrave luksoze nga Rusia, duke përfshirë havjar, diamante dhe vodka.
Kanadaja do të ndalojë gjithashtu produktet që mund të përdoren për prodhimin e armëve nga Rusia.
Sipas Globe and Mail, persona të tjerë që janë sanksionuar përfshijnë Gleb Frank, pronar i një prej kompanive më të mëdha të peshkimit në Rusi, dhe djali i Sergei Frank , ish-ministri i transportit dhe ish-CEO i Sovcomflot, firma më e madhe ruse e transportit.
/abcnews.al