Nga Maignan te Immobile, Lega Seria A zgjedh lojtarët më të mirë të sezonit

schedule21:45 - 20 Maj, 2022

schedule 21:45 - 20 Maj, 2022

Kur duhet edhe një ndeshje për të mbyllur këtë sezon, Lega Seria A ka zgjedhur ditën e sotme edhe lojtarët më të mirë.

Faqja zyrtare e Serie A ka zbuluar çmimet për portierin më të mirë, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin dhe më të mirin deri në moshën 23-vjeçare.

Për bazë janë marrë paraqitjet nga 37 xhirot e zhvilluara në elitën e futbollit italian, përjashtuar vetëm xhiron e fundit që zhvillohet në fundjavë.

Lojtarët më të mirë të sezonit në Serie A:

Lojtari më i miri nën 23-vjeç është zgjedhur Victor Osimhen i Napolit, portieri më i mirë është Mike Maignan i Milan, mbrojtësi më i mirë, Gleison Bremer i Torino, mesfushori më i mirë, Marcelo Brozovic i Inter dhe sulmuesi më i mirë, Ciro Immobile i Lazios.

/f.a/abcnews.al