Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme (20 maj) në vendin e njohur si kthesa e Pojanit në Fier.
Një makinë tip “Audi” është përplasur me një motoçikletë.
Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Bardhi Sulaj 67 vjeç.
Trupi i pajetë dhe makina kanë përfunduar në një kanal anës rrugës. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/