Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri. Gjatë një dalje për media Alibeaj ka treguar arsyet që sipas tij e shtynë PS të tërhiqej.
Alibeaj është shprehur se e kishte parashikuar si do shkonte procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, prandaj ka këmbëngulur që gjithçka të ishte publike.
“Ju më keni qortuar se kam qenë strik, e kam shkruar marrëveshjen me shkresë. pra kam ndjekur procedura që mund të kenë qenë bezdisëse. Prandaj kërkova medien që gjithçka të jetë në sytë e publikut. Kushtetuta të respektohet dhe të ketë një president që i takon shqiptarëve.
U tregua se cili është realiteti dhe qëndrimi i palës tjetër. Ne do identifikonim 4 kandidatura dhe PS do zgjidhte 2.
Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës. Një nga shkaqet mund të jetë dhe cilësia e kandidatëve tanë. Mund të jemi anatemuar për lojëra dhe qëndrime jo korrekte, po kandidaturat që u identifikuan në fazën e parë nuk janë as peng por njerëz me integritet. Teksa Rama pa se s’kishte asnjë shans për t’i kapur apo joshur kandidatët ka bërë këtë gjë sot. Sepse ishin figura anti komuniste.
Hapi i parë ne 4 propozime, hapa i dytë ata zgjedhin 2. Hapin e tretë e bëjmë bashkë zgjedhim kandidaturat. Hapa i katërt kërkon nënshkrimet e përbashkëta, si nevojë që procesi të finalizohej në mënyrë konsensuale”.
Duke theksuar se ndihet i keq ardhur se si shkoi procesi, nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PD, është shprehur se në dokumentin zyrtar të propozuar palët do të binin dakord rreth kritereve.
Pyetje-Përgjigje:
A i keni 20 firma?
Alibeaj: Ne kemi firmat jo për një po për dy, por kujtoj që ky proces u bë që produkti të ishte konsensual, pra Kushtetuta e do që Presidenti të jetë i shqiptarëve. Ndoqëm këtë rrugë për të marrë garanci dhe ti tregojmë publikut që procesi të jetë konsensual.
Rezultati ju vjen keq që është siç e deklaroi Komisioni i Rithemelimit?
Alibeaj: Ne u nisëm për një proces në sytë të publikut dhe jo një proces dhomash të errëta, .Ne kemi qëndruar parimor për një president të të gjithëve, keqardhja ime është fakti që në atë mbledhje homologu im tha bien dakord për dokumentin tuaj, por ja pra dokumenti i shkel nga ana e PS. Keqardhja është për faktin se asnjë nga përgjërimet e veta, se në ja lëmë opozitës, por ju kam thënë në do të marrim pjesë për të treguar maskën hipokrite që ky pushtet ka.
Do të negocioni më me PS, do të propozoni më emra?
Alibeaj: Është e qartë për ne që kemi qenë serioz dhe kjo na ka karakterizuar. Ja përse çdo gjë e dokumentuam dhe e bëmë në sy të publikut.
/abcneews.al