Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

G7 premton 15.9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

schedule14:27 - 20 Maj, 2022

schedule 14:27 - 20 Maj, 2022

Vendet e industrializuara të G7 kanë premtuar 19.8 miliardë dollarë për të forcuar financat publike të Ukrainës, ndërsa Kievi lufton pushtimin rus, thuhet në një deklaratë të ministrave të financave të grupit.

Udhëheqësit financiarë të  G7 që përfaqësojnë SHBA-në, Japoninë, Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, premtuan mjaft para për të mbajtur në këmbë ekonominë e shkatërruar të Ukrainës për sa kohë që lufta vazhdon.

Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, u tha gazetarëve se 9.5 miliardë dollarë nga totali u mobilizuan në takimet e ministrave të financave të G7 në Koenigsëinter, Gjermani, këtë javë.

“Ne ramë dakord për veprime konkrete për të thelluar bashkëpunimin ekonomik shumëpalësh dhe nënvizuam angazhimin tonë për përgjigjen tonë të bashkuar ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe për mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës”, u tha në një deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!