Milani drejt shitjes te Redbird Capital Partners, zbulohen detajet e marrëveshjes

schedule10:19 - 20 Maj, 2022

schedule 10:19 - 20 Maj, 2022

RedBird Capital Partners janë shumë pranë blerjes së Milanit. Fondi amerikan ka qenë konkret dhe pritet që të mbyllë marrëveshjen me Elliot.

Oferta e RedBird, që ka në pronësi Toulouse në Francë dhe zotëron aksione të pronarët e Liverpool, për Milanin është rritur.

Orët e fundit, sipas “Sole 24 ore”, Redbird e kanë rritur ofertën dhe thuajse e kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e 1.3 miliardë dollarëve, shifër që mund të shkojë deri në 1.8 miliard falë disa klauzolave.

Fondi Elliot ndërkohë do të mbetet si investitor me aksione te Milani. / abcnews.al