Mjekët tregojnë shkaqet dhe simptomat e retinopatisë diabetike, çfarë duhet të keni kujdes

schedule09:45 - 20 Maj, 2022

schedule 09:45 - 20 Maj, 2022

Problemet me sytë sa vijnë e bëhen më shqetësuese në ditët e sotme, veçanërisht te personat që vuajnë nga diabeti.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Dr.Shk.Teuta Haveri, kirurge oftalmologe dhe  Dr.Marco Jacobbi, kirurg i vitro retines, në Klinikën e syve në Spitalin Amerikan nr.1, kanë folur për simptomat e retinopatisë diabetike dhe shkaqet e saj. Ata kanë dhënë këshillat e nevojshme dhe trajtimet oftalmologjike që ndihmojne në ruajtjen e shikimit te syrit diabetik.

“Njëri nga organet që preket më shpesh nga diabeti është edhe syri. Sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak për një kohë të gjatë bëjnë që enët e gjakut në zemër, në veshkë, midis tyre dhe syri, të jenë të predispozuara ndaj dëmtimeve. Pra, nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë fenestra apo zona të vogla të hapura në enët e vogla të syrit dhe prej tyre pastaj dalin elementet e gjakut, plazma ose elementi ujor, mund të dali hemoragji, që grumbullohet në brendësi të syrit. Kjo është ajo që ne quajmë retinopatia diabetike apo prekja e syrit nga diabeti.

Thuhet teorikisht ose me statistika që një pacient, i cili ka 5 ose 10 vjet që vuan nga diabeti, është i predispozuar për të bërë retinopatinë diabetike. Zakonisht, më të riskuar janë ata që mjekohen me tableta, pra diabeti Tip 2. Diabeti Tip 1 i mjekuar me insulinë po themi që është më i ruajtur nga retinopatia diabetike, por jo i privuar. Gjithë llojet e diabetit mund të kenë prekje të syrit”, u shpreh Haveri.

“Kam parë që këtu në Shqipëri, rastet e avancuara janë të shumta. Kjo ndodh sepse një nga shtyllat kryesore të terapisë së diabetit, por sidomos retinopatise diabetike nuk është thjesht përdorimi i mediakamenteve, por edhe si insulina dhe mediakamentet e tjera të diabetit. Nuk është e mjaftueshme të përdoren ilaçe, nëse në të njëjtën kohë nuk ndiqet një dietë e posaçme. Kam vënë re që në Shqipëri tani është e vështirë që pacientët të përdorin ilaçet e duhura dhe pastaj të mendojmë që pacientët të mbajnë një dietë të përshtatshme. Edhe në Itali ndodh kjo gjë, po këtu kam pasur raste që janë lënë fare pas dore. Edhe kurrë arrihet në këtë pikë nuk mund të bëhet gjë tjetër, procedojmë me një terapi kirurgjikale”, tha mjeku Jacobbi./abcnews.al