Ka mbërritur në Tiranë presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë evropian në orën 10:30, të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura mes dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.
Agjenda:
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes. (Sinjalin me frekuenca satelitore, Youtube dhe Facebook);
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve(FOTO dhe Plane me link wetransfere);
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp(Sinjalin me frekuenca satelitore, Youtube, Facebook dhe me kamerat tuaja).
./abcnews.al/