“Sherri” për Butrintin, Giora Solar: Donatori mos ndërhyjë në menaxhim, shteti të ketë ekspertët e vet

schedule22:12 - 19 Maj, 2022

schedule 22:12 - 19 Maj, 2022

Parku Kombëtar i Butrintit ka qenë një nga temat e nxehta gjatë ditëve të fundit mes opozitës dhe mazhorancës.

Komisioni i Ekonomisë miratoi të hënën e 9 majit projektligjin i cili parashikon që menaxhimi i kësaj pasurie kombëtare të bëhet nga një studio e huaj.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e këtij parku është parë me dyshim nga opozita.

Giora Solar, ish-drejtues ICOMOS & Getty dhe një prej zërave të rëndësishëm  në organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Log” në Abc me gazetarin Endri Xhafo e shikon problem ndërhyrjen e donatorit në menaxhim. Sipas tij, Shqipëria nuk është duke menaxhuar kapacitetet e veta.

Solar: Kam punuar në vende të ndryshme, kam punuar në vende të Evropës Lindore që kanë qenë në regjimin komunist, jo në Shqipëri, por në vende të tjera. Tani jemi në një gjeneratë të re dhe ka ardhur koha të ecim përpara.

Xhafo: Përse forma që kanë zgjedhur është e gabuar dhe forma që ju thoni është e duhura?

Solar: Nuk mendoj që ka një kontradiktë. Çështja ime nuk ka të bëjë me planin e menaxhimit por me sistemin e përzgjedhur në këtë plan menaxhimi të një donatori i cili duhet se kontrollon bordin në një farë mënyre. Ndoshta nuk është puna ime, por mendoj se Shqipëria nuk është duke zhvilluar kapacitetet e veta. Nëse vazhdojnë gjërat kështu, duke u varur nga donatorët, donatori nuk bën menaxhimin, ai bën ofrimin e parave. Ai duhet të kontrollojë se çfarë ndodh me paratë dhe jo të ndërhyjë në planin e menaxhimit.

Auron Tare, anëtar i STAB/UNESCO, i ftuar në studion e “Log” i drejtoi një pyetje Solarit në lidhje me korrektësinë e ndryshimit të ligjit nga një donator. Zoti Solar u shpreh se kjo nuk është aspak normale sepse shteti duhet të ketë ekspertët e vet për menaxhimin e pasurive kulturore.

Tare: A është korrekte që një donator të ndërhyjë të ndryshojë ligjin, të paguajë dhe të ndryshojë ligjin e një vendi sovran?

Solar: Kjo nuk është normale dhe nuk është normale nëse shteti nuk ka ekspertët e vet, shteti duhet të ketë autoritetin e vet për të administruara pasurinë kulturore dhe nuk e kam fjalën vetëm për Btrintin, por në përgjithësi. Çdo shtet me të cilin kam punuar, shteti ka një autoritet profesionist që merret me menaxhimin e pasurive. Nuk do të thotë që donatori nuk është i mirëpritur, por nuk duhet të jetë një kontroll profesional, dhe me çfarë jam duke parë, duket që është i mbi menaxhuar nga Fondacioni. Çfarë ndodh nëse një Fondacion tjetër më pas do të ofrojë financim? Nuk ka kuptim për mua. Nuk kam parë diçka të tillë në ndonjë vend tjetër të botës.

Problemi ka të bëjë me vendin që nuk është duke krijuar institucionet e veta.

Xhafo: Çfarë forme menaxhimi propozimit në planin 2011-2012?

Solar: Kjo ka qenë para shumë kohës, nuk e mbaj mend se si ka qenë. Unë nuk kam dëgjuar vërtet kritika për atë plan menaxhimi që kishim krijuar. Në atë kohë ne ishim duke folur për krijimin e një sistemi menaxhimi në një nivel kombëtar. Ne ishim duke folur për faktin që në të ardhmen mund të kemi nevojë për diçka të tillë. Ne diskutuam stafin, strukturën e stafit, me çfarë pune do të merret plani i menaxhimit, deri te bizneset që do të ndodhen brenda në sit.

Ai shtoi se plani i menaxhimit të Butrintit është pak ndryshe nga planet e propozuara nga Solar. /abcnews.al/