Krimet e zbardhura nga Nuredin Dumani, eksperti: U hakmor ndaj rivalëve, “hapi thesin” për 44 grupe

schedule19:33 - 19 Maj, 2022

schedule 19:33 - 19 Maj, 2022

Pedagogu i kriminologjisë Ervin Karamuço ka folur për urdhër arrestet e lëshuara pas pendesës së Nuredin Dumanit. Pas atentatit të dështuar ndaj tij Dumani zbardhi fijet e grupeve kriminale, si një mënyrë hakmarrjeje ndaj tyre.

Plagosja ishe ngjarja që e shtyu të tregojë, e pa se s’kishte më çfarë të humbte. Iu ngrit një kurth për ta vrarë. Ai duhet të merrte masa për t’u hakmarrë ndaj grupeve. Ai i besoi drejtësisë shumë informacione. Ai përmendi edhe një tjetër person edhe ai i penduar dhe po jep informacione. Të dy kanë hapur gjithë këtë sagë arrestimesh”, tha Karamuço në Radarin Informativ në Abc.

Aksionin nuk e konsideroi të suksesshëm, duke thënë se është dekonspiruar nga funksionarë.

“Unë pashë që njëri prej tyre ishte dhe një funksionar i policisë i cili dyshohet i përfshirë në afera kriminale. Ka dekonspirim. Fakti që s’kemi asnjë prej emrave të rëndësishëm të kapur do të thotë shumë. Pres arrestime për funksionarë publikë që dekonspirojnë këto operacione. S’kemi personazhe vip të botës së krimit pas hekurave”.

Por çfarë do të përfitojë Dumani nga pendesa?

“Mund të përfitojë, kjo çmohet nga gjykata rast pas rasti. S’mendoj se Dumani do marrë lehtësi të jashtëzakonshme. Pra varet rast pas rasti”, tha eksperti.

Me rrëfimet e të penduarve zbardhjet e ngjarjeve kriminale do të vazhdojnë për rreth 44 grupe.

“Zbardhja e ngjarjeve do vazhdojë. Këto s’janë organizata të pavarura, por janë bashkuar sipas zonave të trafikut të drogës që mbulojnë. Nëse njëri prej tyre del nga rrjeti me një informacion që ai jep janë gjithë këto grupe që përfshihen.

Grupet kriminale që janë aty janë  gati 44. Është pothuajse gjysma e grupeve që janë të përfshirë vetëm nga 1 ose 2 persona bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!