Atentati ndaj administratorit të shkollës private Lulzim Masha më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij dyshohet se është porositur nga Suel Çela. Lajmi konfirmohet nga burime të SPAK për gazetarin e Abc Ermal Vija.
Në lidhje me atentatin ndaj administratorit u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Masha është shprehur se për gati një javë para se të qëllohej është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person. Sipas tij këtë person e ka vërejtur pranë shkollës që ai administron, por nuk i ka shkuar ndërmend se mund të ketë qenë objektiv i ndonjë atentati, pasi nuk ka konflikt me njeri.