Sëmundjet e zemrës, të parat në vend për 53% të vdekjeve

schedule15:22 - 19 Prill, 2019

schedule 15:22 - 19 Prill, 2019

Rreth 53% e personave në vend humbën jetën prej sëmundjeve të zemrës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik ato mbajnë vendin e parë, më pas renditen sëmundjet endokrine dhe ato të mushkërive.

Sëmundjet e zemrës janë ato që po prekin më shumë shqiptarët vitet e fundit. Që nga viti 2011 ato kanë pësuar një rritje graduale, ndërkohë që në raportin kombëtar të Institutit të Shëndetit Publik ku janë analizuar të dhënat e vitit të shkuar ato renditen të parat dhe kanë një diferencë me tetë herë nga sëmundjet e mushkërive të cilat qendrojnë në vendin e tretë. Rreth 53% e personave në vend humbin jetën prej sëmundjeve kardiovaskulare. Qytete me numrin më të lartë të të prekurve rezultojnë Korça, Durrësi, Berati dhe Tirana, ndërsa ato me numrin më të ulët janë Kukësi, Dibra dhe Elbasani.

Gjate prezantimit të raporitt të parë kombëtar të sëmundshmërisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu përfitoi për t’ju përgjijgjur dhe akuzave të opozitës rreth kontrollit shëndetësor falas për grupmoshat 35 deri në 70 vjeç.

Rreth 388 mijë persona në vendin tonë rezultojnë të regjistruar me sëmundje të zemrës.  Ndër arsyet që mjekët rendisin për shtimin e rasteve të të prekurve është rritja e moshës së populatës dhe përkeqësimi i stilit të jetesës. /abcnews.al