Trump dhe Melani, vizitë zyrtare në Japoni në 25 prill

schedule12:12 - 19 Prill, 2019

schedule 12:12 - 19 Prill, 2019

Në fund të muajit maj kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp do të vizitojë Japoninë i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tiij. Tramp do të takohet me perandorin e ri dhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp dhe zonja e parë Melani do të jenë në Japoni në kuadër të një vizite zyrtare në datat 25 – 28 maj. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, sipas së cilës ajo e Tramp do të jetë vizita e patë një lideri të huaj që nga ulja në fron, në muajin maj, të perandorit të ri Naruhito.

Vizita, sipas deklaratës për shtyp, do të thellojë dhe më shumë lidhjet e ngushta mes popullit japonez dhe atij amerikan si dhe do të theksojë rëndësinë e aleancës dhe partnership-it mes dy vendeve. Shtëpia e Bardhë bën të ditur se pas takimit me perandorin, presidenti do të ketë dhe një takim me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Ky i fundit do të jetë në Uashington javën e ardhshme për një takim që do të riafirmojë aleancën mes shteteve të bashkuara të amerikës dhe Japonisë. Në mënyrë të vecantë Tramp dhe Abe do të diskutrojnë për zhvillimet e fundit rreth Koresë së Veriut, përfshirë përpjekjet për një c’armatim të plotë dhe të verifikueshëm bërthamor të gadishullit. /abcnews.al