Studimi: Gratë stresohen më shumë nga burrat sesa nga fëmijët e tyre

schedule20:08 - 18 Maj, 2022

schedule 20:08 - 18 Maj, 2022

Një studim ka treguar se gratë stresohen më shumë nga burrat sesa nga fëmijët e tyre. Një sondazh i kryer nga Today, në të cilin morën pjesë rreth 7 000 gra, zbuloi se mesatarisht, nivelet e tyre të stresit mund të vlerësoheshin me 8.5 nga 10. Fajtor për këtë ata bënin partnerët e tyre.

Ajo që është më interesante, është se pothuajse gjysma e pjesëmarrësve pohuan se burrat e tyre shtuan i bëjnë më të stresuara sesa fëmijët në jetën e tyre. Shumë gra iu referuan burrave të tyre si një “fëmijë i madh” dhe jo një partner i barabartë me të cilin mund të ndajnë punët e tyre.

Megjithatë, një sondazh tjetër ku morën pjesë 1500 baballarë, tregoi se shumë prej tyre mendojnë se po ndihmojnë dhe po kontribuojnë më shumë në rritjen e fëmijëve dhe se nuk marrin mjaftueshëm vlerësime për këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!