Grabitja në Rinas, Berisha: Të arrestohen Lleshaj dhe Balluku

schedule22:36 - 18 Prill, 2019

schedule 22:36 - 18 Prill, 2019

Për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se duhet të arrestohen Sandrës Lleshit, Belinda Ballukut dhe Ëngjëll Agaçit. Këto deklarata Berisha i bëri në studion e emisionit “Mbrëmje Ide”.

Berisha: Pse nuk ndodhën këto vjedhje më përpara?

Milori: Kontrata me koncensionarin që shteti shqiptar ka qenë me shpatulla pas murit?

Berisha: Në 2004 është kontrata nuk është e imja. Por nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk guxonte njeri, sepse shteti nuk vishte ndërsa këtu është shteti që po vjedh. Këtu është shteti që po vjedh në pistën e avionit. Nuk mund të vjedhë kush në pistën e avionit kurrë përveçse shteti.

Milori: Ata ishin 5 njerëz me maska dhe njëri prej tyre është vrarë? I kam lexuar edhe në faqen tuaj njoftimet që jepni në lidhje me vrasjen e tij, por kjo është çështje tjetër. Po si i ka vjedhur shteti? Janë 5 njerëz që policia i ka shpallur në kërkim. Informacioni i policisë është se dy nga tre automjetet e vjedhura kanë hyrë nga Kosova.

Berisha: Tani do të dalë se i treti na ka hyrë nga Maqedonia. Prit kur ta dëgjoni. Ndodhi vjedhja e parë dhe për hir të së vërtetës Prokuroria lëshoi 5-6 urdhra arresti. Por tani njeriu që duhet të arrestohet është Sandër Lleshi, ish-kryetar i bordit. Njeriu tjetër që duhet arrestuar është Belinda Balluku. Njeriu tjetër që duhet të arrestohet është Engjëll Agaçi. Njeriu tjetër që duhet të arrestohet është drejtori i Aviacionit Civil.

Milori: Pse duhet të arrestohen?

Berisha: Ndodhi vjedhja e parë nuk do huhej të ndodhte kurrë por ja ndodhi. Po shteti çfarë bëri? Shteri dhe enti ndërkombëtar i aviacionit përcaktoi 40 kërkesa për t’u plotësuar.

Milori: Por nuk lejonte koncensionari?

Berisha: Forcë në botë që më ndal mua të siguroj qytetarët e mi nuk ka. Një gjë tha me të drejtë kinezi. Në çdo metër katrorë është territor shqiptar dhe për çështje sigurie, nuk ia beson njeriu. Por çfarë kujton ti se kompanive private do u besojmë jetën e miliona njerëzve që lëvizin në Rinas?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!