Sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel ka marrë një dëmtim në gju, i cili e ka detyruar lojtarin ta mbyllë sezonin para kohe.
Në ndeshjen që Atalanta po zhvilloi kundër Milan, sulmuesi u dëmtua dhe u detyrua të linte fushën e lojës, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte të luante.
Sulmuesi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e ditës së sotme në Zingonia dhe do të mungojë në ndeshjen e fundit të kampionatit, që Atalanta do të luajë të shtunën në shtëpi kundër Empolit. /f.a/abcnews.al